Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ku ka humbur Asllani? Mesfushori shqiptar i Interit nuk po aktivizohet më

schedule09:35 - 3 Mars, 2023

schedule 09:35 - 3 Mars, 2023

Kristjan Asllani është zhdukur papritur nga Interi i cili ndodhet jashtë radarit. Në vitin 2023, duke marrë parasysh të gjitha ndeshjet e luajtura, Kristjan Asllani ka luajtur vetëm 238 minuta në total me Interin.

Realiteti është se mesfushori shqiptar duhet të konsiderohet nga Interi në projekt pasi tashmë ka nisur detyrimi për ta blerë nga Empoli siç ishte nënshkruar në kontratën e tij. Inzaghi duhet të bëjë disa reflektime pasi ai konsiderohet si pjesë e së ardhmes së Interit. Zikaltërit duhen të marrin si shembull Juventusin, ku Allegri po aktivizon çdo ndeshje e më shumë Fagiolin dhe Mirettin, dy lojtarë tepër të rinj, madje titullar. Interit ndonjëherë i mungon freskia dhe në mesfushë vihet re. Barella luan pothuajse 90 minuta çdo sfidë, bashkë me Calhanoglu. Mkhytarian u bë kohë që është startues dhe luan shumë që nga dëmtimi i Brozovic. Dhe kur këta lojtarë zëvendësohen, është Galiardini ai që zë vendin e njërit prej tyre, ndërsa Asllani vazhdon të ngrohë stolin.

Inzaghi është kritikuar shpesh për faktin që nuk aktivizon talentin shqiptar, jo nga tifozët, por nga mediat italiane të cilat e shohin më ftohtë situatën dhe e kuptojnë që Asllani është një burim i çmuar për zikaltërit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!