Gjithçka që mendojmë dhe ndjejmë përkthehet në gjuhën e trupit. Është diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë.
Kur diçka shkon keq, ne e ndiejmë atë. Një nga simptomat kryesore kur nuk shkon diçka është ankthi. Një person që përjeton stres të rëndë mund të mos e kuptojë atë, por kjo është arsyeja pse ata përjetojnë sulme paniku dhe vështirësi në frymëmarrje.
Këtu janë sinjalet që trupi ynë na dërgon kur personi që duam nuk është i duhuri për ne:
- Buzëqeshni më rrallë
Kur jemi vetëm, bëhemi të sinqertë për ndjenjat tona. Nëse sa herë që mendoni për një mashkull, buzëqeshja ju zhduket nga fytyra, kjo tregon se marrëdhënia juaj me të nuk ju sjell gëzim, se nuk jeni të lumtur.
- Keni humbur vetëvlerësimin
Një mashkull i vërtetë na jep emocione pozitive, na rrit besimin. Por nëse vazhdimisht dyshoni për veten tuaj, pyesni veten nëse keni bërë diçka siç duhet, ndërkohë që vetëvlerësimi juaj po bie ngadalë, me shumë mundësi jeni me partnerin e gabuar dhe kjo nuk po ju ndikon pozitivisht.
- Ndiheni të lodhur emocionalisht dhe mendërisht
Mos harroni se si sillet një person i dashuruar. Duket se mund të bëjë gjithçka, sikur asnjë pengesë. Kjo sepse partneri i duhur na jep forcë dhe energji, motivim. Megjithatë, nëse ndiheni të rraskapitur shumicën e kohës, kjo sugjeron që ky mashkull nuk është i duhuri për ju.
- Ju injoroni nevojat tuaja
Edhe nëse jeni në një lidhje me dikë, kjo nuk do të thotë se duhet të harroni marrëdhënien tuaj me veten. Nëse gjithmonë e vendosni atë në vend të parë, gjithmonë menaxhoni kohën dhe nevojat tuaja, kjo tregon se po neglizhoni veten në atë marrëdhënie.
- Keni humbur interesin për atë që ju pëlqente më parë
Kur jeni të lumtur në një lidhje, ju vazhdoni të jetoni jetën tuaj si kur ishit beqar, duke bërë atë që doni, duke u shoqëruar me njerëz të dashur, duke pasur interesat tuaja. Ju nuk ndaloni së jetuari ashtu siç dëshironi. Përndryshe, nëse nuk bëni më atë që doni, nëse jeni larguar nga njerëzit e dashur, është një sinjal i qartë se marrëdhënia po ndikon vetëm negativisht mbi ju dhe sjelljen tuaj.
- Nuk fle mirë
Arsyet e gjumit të keq mund të jenë të shumta, përveç lodhjes dhe stresit të tepërt, e një ndër to është edhe zgjedhja e gabuar e partnerit, që dikush të flejë mirë duhet të jetë i qetë, i relaksuar, pa shumë shqetësime dhe probleme. Nëse nuk jeni në gjendje të flini të qetë pranë partnerit tuaj, është koha të pyesni veten nëse jeni me mashkullin e duhur. Nëse trupi juaj nuk mund të relaksohet pranë tij, kjo tregon shumë. /abcnews.al