Menaxheri i bankës i vjedh 400 mijë euro nga llogaria klientit të verbër

schedule21:20 - 2 Mars, 2023

schedule 21:20 - 2 Mars, 2023

Një menaxher banke, duke përfituar nga pozicioni i tij, ka tërhequr rreth 400 mijë euro nga llogaritë rrjedhëse të një klienti të verbër në Itali.

Një prokuror ka ngritur akuzat vjedhje dhe pastrim parash ndaj menaxherit 62-vjeçar.

Hetimet kishin nisur pasi njësia e posaçme e policisë raportoi transaksione të dyshimta për lëvizje të pajustifikuara nga llogaritë rrjedhëse të një personi të verbër.

Nga viti 2017 deri në vitin 2021 janë tërhequr mbi 400 mijë euro. Sipas prokurorisë, ka qenë i dyshuari që i ka kryer ato, duke përfituar nga detyrat e tij si drejtor dhe menaxher investimesh të klientëve privatë.

Hetimet e policisë financiare zbuluan se 62-vjeçari e kishte zgjedhur viktimën mes klientëve më të pasur, duke fituar besimin e tij.

Ai ka simuluar në mënyrë arbitrare nënshkrimin e politikave të investimit dhe ka marrë në zotërim shuma që lidhen me investimet dhe ka bërë transferta tërheqje direkte nga llogaritë e tij rrjedhëse pa dijeninë e klientit.

Ai ka krijuar gjithashtu dokumente bankare dhe prokurë për të operuar me abonime false dhe hapte llogari bankare pa dijeninë e “viktimës”.