Mali i Zi drejt formimit të një tjetër qeverie teknike

schedule09:32 - 2 Mars, 2023

schedule 09:32 - 2 Mars, 2023

Kriza politike vijon prej disa muajsh në Malin e Zi dhe nëse i mandatuari për formimin e qeverisë së re Miodrag Lekiç nuk arrin që ta formojë atë, ai do të shqyrtojë mundësinë që t’i propozojë Kuvendit formimin e një qeverie teknike që do të përgatitej për zgjedhje.

Media malazeze “Vijesti“, shkruan se kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç mban ende qëndrimin e tij të mëparshëm se zgjidhja më e mirë është rindërtimi i kabinetit të tij, i cili do të funksiononte deri në zgjedhjet e rregulla parlamentare të vitit 2024.

Në bazë të dispozitave të reja të Ligjit për Presidentin, Lekiç ka marrë mandat nga Kuvendi për formimin e Qeverisë dhe afati për këtë është 16 marsi.

Së fundmi, ai tha se negociatat për formimin e qeverisë së re kanë vazhduar, por nuk po ecin siç pritej, sepse po i pengojnë partitë URA dhe PKSH.

Të dyja partitë po kërkojnë publikisht për rindërtimin e qeverisë ekzistuese.