1 milion shtëpi të ndërtuara mbi ujë në Vendet e Ulëta rrezikojnë shembjen

schedule14:40 - 27 Korrik, 2019

schedule 14:40 - 27 Korrik, 2019

Rreth një milion shtëpi në vendet e ulëta janë në rrezik shëmbjeje si pasojë e ndryshimeve klimatike. Kjo pasi shtëpitë janë ndërtuar mbi ujë. Thatësira dhe ndryshimet drastike të temperaturës rrezikojnë themelet e banesave.

Një betejë mes tokës dhe ujit ajo në Vendet e Ulëta si pasojë e ndryshimeve klimatike. Situata është më serioze në Holandë ku rreth një milion shtëpi të ndërtuara mbi ujë rrezikojnë të shemben pasi thatësira dhe ndryshimet drastike të temperaturës kanë dëmtuar themelet.

Shtëpitë tipike holandeze  të ndërtuara përgjatë kanaleve janë ato që rrezikojnë të zhduken Brenda një kohe shumë të shkurtër. Themelet e shumë shtëpive të ndërtuara me dru janë gati të shkatërruara dhe brenda pak vitesh kjo pamje mund të mos jetë më.

Në Zandam një qytezë disa kilometra në veri të Amsterdamit në zonat më të vjetra të qytetit, pasojat janë të dukshme. Fasadat janë në rënie dhe mbahen me proteza druri të improvizuara, si dhe të çara nëpër mure. Inxhinierët shpjegojnë se disa nga banorët përdorin tuba plastikë për të hedhur ujë në themele. Ata thonë se këto banesa nuk do të rezistojnë gjatë dhe maksimumi pas dhjetë vitesh, nëse problemet nuk do të zgjidhen, ato do të shemben.

Rikonstruksioni i shtëpive ka kosto shumë të lartë pasi shtyllat e vjetra të drurit zëvendësohen me ato të hekurit dhe më pas mbushen me çimento, në atë që me të drejtë cilësohet si një garë me kohën. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!