Një objekt po fshihet pranë vrimës së zezë supermasive në qendër të galaktikës sonë dhe shkencëtarët më në fund mund ta dinë se çfarë është.
Objekti, i njohur si X7 dhe i shtrirë pranë vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit, ka vendosur në dilema shkencëtarët për dekada të tëra. Studiuesit kanë spekuluar se ai mund të jetë shkëputur nga një strukturë e afërt, për shembull, dhe nuk dihet nëse ishte gjithmonë një formë kaq e gjatë ose nëse ishte formuar nga vrima e zezë drejt së cilës po rrëshqet.
Shkencëtarët tani besojnë se mund të jetë një re gazi dhe pluhuri që u hodh jashtë kur dy yje u përplasën.
Që nga ajo kohë, objekti i njohur si X7 gradualisht po shkëputet nga forca e vrimës së zezë. Në dekadat e ardhshme, ai do të copëtohet, do të shpërbëhet dhe pluhuri dhe gazi që e përbëjnë atë do të tërhiqen në vrimën e zezë./abcnews.al