Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe kongresmeni republikan Ronnie Jackson ka bërë një deklaratë të fortë për presidentin amerikan Joe Biden.
“Është e frikshme për vendin tonë që Biden është lideri ynë. Ai nuk e di se ku ndodhet shumicën e kohës dhe çdo ditë po na afron me një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë dhe Kinën.
Problemet e tij me shëndetin mendor do të bëjnë që njerëzit të vdesin”, shkroi Jackson në Twitter.
It’s TERRIFYING for our country that Biden is our commander-in-chief. He doesn’t know where he’s at half the time, and every day he brings us closer to an all-out war with Russia & China. His cognitive decline is going to get people KILLED!!
— Ronny Jackson (@RonnyJacksonTX) February 25, 2023
Ronnie Jackson ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave presidenciale të Barack Obamës dhe Donald Trump deri në vitin 2018. Në të kaluarën, ai ka kritikuar qeverinë amerikane për mos publikimin e të vërtetës për shëndetin mendor të Joe Biden.
Kujtojmë se në raportin e fundit Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti amerikan “është një 80-vjeçar i shëndetshëm dhe që mund të kryejë detyrat e tij”.
Kjo është një “shaka” dhe një “mbulim “, tha ai duke argumentuar ai nuk duhet të vazhdojë më detyrën.
Sipas një sondazhi të fundit nga Qendra e Harvardit për Studime Politike Amerikane dhe kompania Harris, 57% e qytetarëve shprehin dyshime për gjendjen mendore të Bidenit, ndërsa 67% bien dakord ai është shumë i vjetër për të udhëhequr vendin.
/abcnews.al