Në Rusi 1 në 4 shishe uji mineral në shitje rezulton e falsifikuar

schedule13:00 - 26 Korrik, 2019

schedule 13:00 - 26 Korrik, 2019

Një shishe në katër e ujit mineral në shitje në Rusi është e falsifikuar. Është ky përfundimi ku kanë arritur ekspertët të cilët kërkojnë që të bëhet I detyrueshëm vendosja e burimit të ujit në etiketë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shoqërisë ruse Rostekh – korporatës shtetërore për ndihmën ndaj zhvillimit, prodhimit dhe eksportimit të prpdukteve industrial të teknologjisë së avancuar- gjatë një takimi  me presidentin rus Putin u shpreh se deri në 30 për qind e ujit mineral në shishe që shitet në vend është e falsifikuar. Por në disa zona të caktuara kjo përqindje shkon deri në 80 për qind. Rasti më i diskutueshëm është ai i një firme historike të trashëguar nga epoka sovjetike, “Essentuki”, burimi i të cilit është në Kaukaz. 30 kompanive që tregtonin ujin mineral me këtë emër u janë hequr licensat pasi as nuk kishin të drejtë hyrje në burim. Sipas eksperteve për të luftuar falsifikimin e ujit mineral duhet patjetër që të bëhet i detyrueshëm identifikimi i burimit nga ku merret uji. Rusia prodhon çdo vit rreth 6 milion litra uji mineral në shishe. Për shkak të krizës si pasojë e sanksioneve të vendosura pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në Donbas, shumë rusë kanë hequr dorë nga blerja e ujit mineral duke përdorur atë të rubinetit./ ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!