Ka detaje të reja për stadiumin e ri për Milanin dhe Interin. Gazzetta dello Sport shkruan se Milani do të ndërtojë arenën e tij, pa pjesëmarrjen e Interit.
Milani vendosi të ndërtojë vetë stadiumin, tani ata po shqyrtojnë tre opsione për vendndodhjen: periferitë e Sesto San Giovanni (ishte planifikuar të ndërtohej një projekt i ri i përbashkët midis Milanit dhe Interit) dhe San Donato Milanese, si dhe La Maura ngjitur me arenën aktuale.
Vendimi përfundimtar vjen së shpejti. /G.D abcnews.al/