KAMËZ- Kandidati i Sali Berishës për Elbasanin, Luçiano Boçi u shfaq mbrëmjen e së enjtes, në krah të Ilir Metës, në një takim që kryetari i partisë së lirisë, kishte me strukturat e Elbasanit. Por kjo shfaqjen nuk duket të jetë e izoluar.
Një tjetër kandidat i foltores së Berishës ishte prezent sot në takimin e Ilir Metës me strukturat e partisë në zonën e Laknasit. Konkretisht, bëhet fjalë për Arjan Hoxhën, kandidat për kryetar në bashkinë Kamëz.
Këto lëvizje vijnë në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila më 3 mars pritet të shpallë verdiktin me anë të cilit do “zgjidhet dilema” se kujt pretendentë i takon drejtimi i Partisë Demokratike/abcnews.al