Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot padinë e kandidatit të Bindjes Demokratike për Bashkinë Kamëz që kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe përsëritjen e tyre.
Turpa gjyqësore nuk i pranoi akuzat e Partisë së Patozit për komisionerë me emra të rremë, duke rrëzuar padinë e fundit për 30 qershorin.
Më herët Kolegji rrëzoi edhe padinë e Partisë Konservatore për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në bashkinë Lezhë.
Ndërkohë Kolegji po shqyrton paditë e PS për mandatimin e këshillave bashkiakë për 23 bashki në vend.
14 këshillat e fundit do të mandatohen të premten. Pas kësaj KQZ do të miratojë tabelën përmbledhëse kombëtare të rezultateve përfundimtare. /ABC news Albania 24/7