Miliarderi amerikan Thomas Lee u gjet i vdekur në zyrën e tij në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, tregtari dhe biznesmeni 78-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë, pasi kishte një plagë me armë zjarri.
Miqtë e Lee janë shprehur të shkatërruar nga vdekja e papritur e biznesmenit.
“Ndërsa bota e njihte atë si një nga pionierët e kapitalit privat dhe një sipërmarrës të suksesshëm, ne e njihnim atë si një bashkëshort, baba, gjysh, vëlla, mik dhe filantrop i përkushtuar që i vendoste gjithmonë nevojat e të tjerëve përpara të tijat,” thotë një mik i ngushtë i familjes.
“Ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë”, theksoi ai.
/abcnews.al