VIDEO/ “Aspirinat” i falen penalltive, Bayer Leverkusen plotëson “përmbysjen” ndaj Monaco

schedule21:44 - 23 Shkurt, 2023

schedule 21:44 - 23 Shkurt, 2023

Bayer Leverkusen dhe Monaco janë drejtuar për herë të parë penalltive këtë edicion të UEFA Europa League, me “aspirinat” që finalizuan “përmbysjen” e tyre pa goditjes së 11-metërshave, duke siguruar kështu një vend në çerek-finalet e kompeticionit prestigjioz.

Sipari i golave u hap që në minutën e 13’, me Florian Wirtz që kaloi të tijët në avantazh. Më pas 2 gola të shpejtë, fillimisht nga kapiteni i Monaco, Wissam Ben Yedder në minutën e 19’-të e më pas vjen kundërpërgjigja e Exequiel Palaco vetëm 2 minuta pas francezit.

Pjesa e dytë vazhdoi ashtu si e para, me Leverkusen që thelloi avantazhin në 1 me 3, në minutën e 58’-të pas një kombinimi fantastik me Wirtz dhe Amine Adli, me këtë të fundit që dërgon topin në rrjetë. Mirëpo, nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 84’-të Breel Embolo mendoi për të tijët duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë, e si rrjedhojë drejt gjuajtjes së penalltive.

“Aspirinat” fituan me rezultatin 5 me 3 goditjet e penalltive, me mesfushorin belg të Monaco, Eliot Matazo, i cili gaboi nga pika e bardhë, duke përplasur topin fort me traversën. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!