Erion Braçe: Deputetët e PD të bëhen burra dhe mos të fshihen pas grave

schedule12:34 - 23 Shkurt, 2023

schedule 12:34 - 23 Shkurt, 2023

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i kërkoi kryetares së Kuvendit të krijohet një korridor i lirë, i cili lejon gratë deputete të hyjnë lirisht në sallën e parlamentit.

Ai tha se deputetët e PD duhet të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe mos të fshihen pas kolegeve të tyre deputete.

“Kërkoj që gratë deputete të hyjnë në sallë lirisht në Kuvend. Burrat e PD, të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe të mos fshihen pas grave. Ata që janë këtu paguhen jo për të bërë zhurmë, por për ata që i përfaqësojnë. Parlamenti po mbahet i bllokuar, në situatë anormaliteti të plotë”, tha ai.

Ai theksoi se nuk do të votojë projektligjin për privatizimin e ndërmarrjeve të bujqësisë, pasi sipas tij kjo nuk e mbron bujkun.

“Unë ligjin nuk do ta votoj sepse unë mendoj që njerëz që kanë privatizuar ndërmarrje bujqësore nuk mundet që të paguajnë sot me çmimet 92-96 me këto çmime. Na duhen hapësira publike në fshat. A e dini që në Myzeqe bujqit nuk thajnë dot grurin  e tyre.u shpreh Braçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!