Protesta e PD, Meta: Rama i tmerruar nga e vërteta, shtyn ditët në pushtet duke …

schedule11:42 - 23 Shkurt, 2023

schedule 11:42 - 23 Shkurt, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar protestës së opozitës para parlamentit dhe mbajtur fjalën e tij para protestuesve.

Meta shprehet se kjo qeveri është një bandë që i ka sjellë vetëm të këqija këtij vendi.

Po ashtu ai tha se kryeministrin Rama e tmerron e vërteta dhe firmat që hedhur për miliarda euro të shpenzuara për të shkatërruar opozitën.

Do të iki dhe do të iki njëherë e përgjithmonë, së bashku me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se çdo pushtues i huaj.

Ka patur pushtues që kanë lënë disa vepra të mira në këtë vend, ndërsa ky sekt bastardësh ka bërë vetëm dëme.

Unë vij nga PS, ju e dini shumë mirë, duhet t’ju them një histori se si katandiset ky parlament, që përjashtohen tërë ata deputetë të nderuar për një fjalë goje. Po, sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur edhe atë PS që ekzistonte e ka uzurpuar e ka fshirë dhe prandaj Shqipëria vuan nga kartono-kracia.

Në vitin 2017 me erdhi një zonjë e nderuar e majtë, më thotë “shiko meqenëse ti je zgjedhur president, a ke t’i kundërshtim që unë të shkoj ambasador në SHBA”, jo i thash unë, po pse?

Edhe nuk dua më tha, por do Edi. Kujdes i thash se mos po ta fut Edi, se nuk të do të për probleme që mund t’i hapësh në parlament pasi ishte një zë i fortë.

Ajo zonjë e nderuar, as ambasadore nuk u bë dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Kemi të bëjmë me një skizofren që edhe një njeri i vetëm që thotë një mendim ndryshe e shqetëson.

Mos u habisni që kur të jap urdhër që të mos mbetet asnjë deputet i opozitës së vërtetë, jo ata që ka blerë.

E tmerron e vërtetë, e tmerron firma që ka hedhure për të hedhur miliarda për të blerë McGoingal dhe për të vrarë opozitën dhe pluralizmin në Shqipëri. Dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët e ndershëm.

Prandaj do të shkatërrojë pluralizmin dhe prandaj është edhe i pashpresë, sepse të gjithë e kanë kuptuar.

Sepse nuk krahasohemi dot as me shteti më të ri në rajon me Kosovën, ku kemi buxhet dy herë më të lartë.

Një familje në Shqipëri ka përfituar 58 euro në muaj, në Kosovë 100-120 euro në muaj.

Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë 300 euro, në Shqipëri 150 euro, po ashtu pagat e pedagogëve janë dy herë më të ulëta se në Kosovë.

Kjo qeveri arrogante e ka mendjen vetëm për të vjedhur e demotivuar mbi të gjitha të rinjtë. Prandaj edhe injoron kërkesën e studentëve tanë që të kenë 100 euro në muaj mbështetje nga qeveria sic e kanë në Kosovë.

Nuk dua të krahasoj mbështetjet ndaj bujqësisë dhe blegtorisë.

Kemi të bëjmë me një bandë që është e delegjetimuar totalisht që ka kapur të gjitha institucionet dhe kur rëzohen institucionet, ngrihet populli, kur ngihet populli, rivendoset llogaridhënia, bien çmimet, ndëshkohen të korruptuarit.

Rama është mësuar të shtyjë ditët duke ua futur shokëve, si Saimiri dhe Lefteri dhe tani ka lajmëruar se do t’ia fusë Arbenit.

Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij, pluralizmi në këtë vend do të vendoset dhe armiqtë do të marrin ndëshkimin e merituar”, tha Meta.r.t/abcnews.al