Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Heqja e pllakës antike, shkak ndërtimi i një pallati, reagon historiani: Pronari rrezikon burg

schedule10:00 - 23 Shkurt, 2023

schedule 10:00 - 23 Shkurt, 2023

Një pllakë historike me mbishkrimin “Dardanus” është hequr dhe shkak është bërë ndërtimi i një pallati në Maqedoninë e Veriut. Historiani i artit, prof. Behixhudin Shehapi ka treguar si qendron e vërteta e kësaj pllake antike dhe historia që ajo mbart në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”.

Ai ka theksuar që pronari i pallatit po të mos kishte marr leje rrezikonte burg ose gjobë.

“Bëhet fjalë për lokalitetin arkeologjik në Maqedoninë e Veriut, vendbanimi Skupi, prej lokaliteteve më të vjetra, bashkë me një qytetet antik, janë padyshim lokalitete më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. Këto janë të njohura aq shumë sa që gjenden në të gjitha enciklopeditë dhe në të gjitha historitë e artit. Për ne shqiptarët, Skupi ka një rëndësi të veçantë, nga që një kohë të gjatë gati 1 mijë vjet Skupi ka qene kryeqendra e Dardanisë para ardhjes së kolonive romake. Kështu që ne kemi në vazhdimësi gërmime arkeologjike në këto lokalitete, ku ka pasur civilizime nga prehistoria dhe antika e hershme, nga antika e vonshme deri te krishtërizmi i hershëm. Ashtu siç thash Shkupi ka qenë një kryeqytet i Dardanisë dhe këtu në vazhdimësi janë bërë gërmime mbi 20 vjet, para dhe pas proceseve demokratike në këtë vend.

Ky artefakt është gjetur në një prej varrezave të qytetit të Shkupit dhe bëhet fjalë për varrezat në anën Veri-Perëndimore. Pllaka ende është aty dhe është dërguar në muzeun arkeologjik të qytetit.

Mbishkrimi mbi varr është diku nga shekulli 5 para erës sonë dhe bëhet fjalë për një mbishkrim ku shumë pastër lexohet përmbajtja. Bëhet fjalë për një ushtar dardan i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare dhe kjo gjetje arkeologjike është kaq e rëndësishme. Në këtë rast vazhdimi i punimeve mund të gjobitet dhe ndëshkohet me burg në bazë të ligjeve në Maqedoni mund të dënohet me burg. Nga sa kam informacion, leja ligjore është marrë nga pronari”, u shpreh ndër të tjera Shehapi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!