Romelu Lukaku ishte heroi i ndeshjes së djeshme në përballjen e Interit mes Portos, ku sulmuesi belg ishte autori i golit të vetëm që i dha zikaltërve fitoren.
Pas përfundimit të ndeshjes, ai ka folur për “Inter TV” dhe ka komentuar fitoren e ekipit të tij ndaj portugezëve, e cila vendos djemtë e Simone Inzaghit në një pozicion të mirë për ndeshjen e dytë të kthimit për një biletë në çerekfinale të Champions League.
“E merituam. Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe krijuam shumë raste. Porto është një skuadër shumë e fortë, tani duhet të arkivojmë rezultatin dhe të vazhdojmë të bëjmë mirë në Itali. Është turp që nuk shënuam golin e dytë.
Momentet kryesore? Onana ishte fantastik me dy pritjet e tij, ai bëri një paraqitje fantastike. Në përgjithësi të gjithë bënë mirë, edhe lojtarët të cilët e nisën sfidën nga stoli. Jemi i njëjti ekip si kur erdha dy vite më parë, asgjë nuk ka ndryshuar. Ne duhet të jemi entuziast për rezultatin, me Porton nuk është kurrë e lehtë.
Në San Siro luajtëm me një mentalitet të madh, duke përfituar nga rastet e krijuara, por në Porto do të jetë e vështirë. Ata kanë tifozeri të madhe, një stadium shumë të nxehtë, por ne jetojmë në situata të tilla. Ne zgjedhim këtë jetë kur vendosim të bëhemi lojtarë, do të jemi të përgatitur”, ka përfunduar Lukaku./ h.ll/abcnews.al