Kryeministri i Spanjës ka mbërritur në Ukrainë për bisedime me Volodymyr Zelensky.
Pedro Sanchez ndau një video, ku mbërrin në Kiev duke takuar zëvendësminstrin e Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova.
“Kthehem në Kiev një vit pas fillimit të luftës. Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe popullit të saj derisa paqja të kthehet në Evropë,” shkroi ai.
Vuelvo a Kyiv un año después del inicio de la guerra.
Estaremos al lado de Ucrania y de su gente hasta que la paz regrese a Europa.
Сьогодні повертаюся до Києва.
Ми будемо з Україною та її народом, поки до Європи не повернеться мир. pic.twitter.com/9ekUL9Lmfl
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) February 23, 2023
Vizita e Sanchez vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden premtoi 500 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën gjatë një vizite të papritur në kryeqytetin e vendit të hënën.
Të martën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri gjithashtu një vizitë Zelenskyy, ku u zotua të vazhdojë t’i ofrojë atij mbështetje./abcnews.al