Meta po përgatit një valë tjetër pushimesh masive nga puna

schedule21:32 - 22 Shkurt, 2023

schedule 21:32 - 22 Shkurt, 2023

Një raund i ri pushimesh masive thuhet se po shqyrtohet nga Meta, i cili tashmë shkurtoi 11,000 vende pune vjeshtën e kaluar. Pushimet e reja nga puna do të bëhen në kuadër të kontrollit të kostos. Lajmi vjen pasi Mark Zuckerberg tha në janar se ishte i hapur për një valë të re pushimesh nga puna, pavarësisht se ai garantoi kjo nuk do të ndodhte më.

Analistët e tregut të teknologjisë vërejnë se Apple nuk shkurtoi vendet e punës, ndryshe nga Meta dhe Amazon. Kjo për shkak se Meta dhe kompanitë e tjera të teknologjisë kanë dyfishuar fuqinë punëtore që nga viti 2019. Rritja e kostove, së bashku me recesionin, kanë çuar në shkurtimin e 13% të fuqisë punëtore të kompanive, diskutimi për të pushime të tjera nga puna nuk është mbyllur.

Meta, sipas Washington Post, pritet të vijojë me pushime nga puna në fushat që prekin menaxhmentin, ndërkohë që do të ulë nga pozicioni drejtues të lartë duke u dhënë atyre poste të ulëta. Megjithatë, disa projekte pritet të ndërpriten deri sa të gjehen mënyra më të lira për ti testuar në mënyrë që të aarihen qëlimet e caktuara.

Sipas vlerësimeve, në raundin e ri nuk do të ketë mijëra pushime nga puna menjëherë. Në vend të kësaj, pushimet do të jenë afatgjata, me muaj dhe të përhapura në të gjithë kompaninë.

Përfaqësuesi i kompanisë refuzoi të japi koment në artikullin e Washington Post. /abcnews.al