Napoli po kalon një sezon “magjik” dhe është jo i pakët numri i tifozëse të futbollit, që mendojnë se “blutë” mund ta kurorëzojnë rrugëtimin e tyre evropian, me trofeun e shumë pritur në jugun e Italisë.
Mbi këtë temë ka folur dhe Presidenti i fundit i një ekipi italian, që fitoi Champions-in, ish-Presidenti i Inter, Massimo Moratti, i cili vlerësoi në veçanti performancat e Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen.
“Napoli luajti një ndeshje të jashtëzakonshme në Frankfurt. Napoli nuk është më një surprizë as në Evropë. Spalletti është një trajner i madh dhe po e dëshmon vlerën e tij.
Interi me Porton mund të kalojë, por gjithsesi do të jetë një kualifikim i vështirë. Do të largoja Kvaratskhelia dhe Osimhen nga Napoli dhe do t’i çoja te “zikaltërit”. Napoli është ndër skuadrat që mund të fitojnë Champions League këtë vit, por është një garë e vështirë. Besoj se nëse dalin, tifozët duhet të vazhdojnë të jenë krenarë për këtë ekip, sepse po bëjnë diçka të pabesueshme. Ata jo vetëm që po bëjnë mirë, ata po luajnë futboll të shkëlqyeshëm dhe janë ndër skuadrat më të forta në Evropë”,- është shprehur Moratti në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al

