Video/ Lëvizte këmbëzbathur, ushtari turk heq këpucët dhe ia jep qytetarit në zonat e prekura nga tërmeti

schedule15:53 - 22 Shkurt, 2023

schedule 15:53 - 22 Shkurt, 2023

Një video e një ushtari turk që ndihmon një të prekur nga tërmeti në Turqinë jugore është përhapur në mediat sociale. Videoja, e cila u publikua të hënën nga Ministria e Mbrojtjes turke tregon ushtarin duke i dhënë çizmen e tij një personi që nuk kishte këpucë në zonën e tërmetit.

Një histori që përfshin videon u shpërnda në platformat ‘Baidu’ dhe ‘Weicin’, të cilat kanë qindra miliona përdorues.

“Një ushtar turk hasi në një të mbijetuar pa këpucë. Në një rrugë të mbuluar me borë, ushtari pa viktimën e tërmetit vetëm me çorape dhe hoqi çizmen e tij e ia dha asaj”, thuhet në shpjegimin e videos në platforma.

Platformat gjithashtu cituan një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë ku thuhej se: “Ushtari turk është betuar të sakrifojë jetën e tij pa hezitim për këtë popull dhe këtë vend. Prandaj, kur sheh një qytetar në rrugë që nuk ka këpucë në këmbë, ai nuk heziton të japë çizmen e tij”.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 562 të tjerë u plagosën në dy tërmetet e të hënës me magnitudë 6,4 dhe 5,8, që goditën provincën jugore Hatay. Nga tërmetet e 6 shkurtit u prekën mbi 13 milionë njerëz në gjithsej 11 provinca turke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!