Kjo ngjyrë do të dominojë këtë pranverë

schedule15:23 - 22 Shkurt, 2023

schedule 15:23 - 22 Shkurt, 2023

Street Models në Javën e Modës në Nju Jork dhe në Londër kanë veshur tashmë tendencat e para të pranverës 2023, duke na dhënë ide për veshje që mund të na ngrenë humorin.

Mes ngjyrave të shumta që dominonin në street style, padyshim që kishte një nuancë që i jepte tonin e duhur sezonit të ri. Ngjyra jeshile këtë sezon shfaqet në veshje dhe aksesorë, duke frymëzuar dizajnerët dhe vajzat e modës.

Ngjyra jeshile është ajo që na sjell në kontakt me natyrën, ndërkohë që tashmë është identifikuar si ngjyra e pranveres nga shtëpi të ndryshme mode si Bottega Veneta, Jacquemus dhe gjithashtu u pa në koleksionin e parë të Daniel Lee për Burberry.

Motoja e sezonit të ri është Go Green edhe në garderobën tuaj, ndaj përdorni këtë ngjyrë si frymëzim këtë stinë. /abcnews.al