Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e drejtuar nga Kol Nikollaj angazhohet për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit.
Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me Anila Denaj Sekretare e Burimeve Njerëzore në PS dhe Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore e Zgjedhore, zhvilluan një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga Kol Nikollaj.
“Bashkë me Anilën dhe Eridianin zhvilluam një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga z. Kol Nikollaj. Diskutuam mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe KSSH-së me fokus primar mbrojtjen e interesit të punëtorëve në sektorët kyç të ekonomisë. Si një strukturë sindikale partnere, KSSH angazhohet për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit”, shkruan Gjiknuri.
/abcnews.al