Interi vendos, Lautaro do të jetë kapiteni i ekipit nga sezoni i ardhshëm

schedule15:09 - 20 Shkurt, 2023

schedule 15:09 - 20 Shkurt, 2023

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, pritet të bëhet kapiteni i ri i skuadrës sezonin e ardhshëm.

Milan Skriniar ishte kapiteni më i fundit i zikaltërve, por mbrojtësi pranoi të transferohej te PSG në verë  dhe së fundmi shiriti iu hoq. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, paraqitjet e tij të mira në vitin 2023 dhe rritjes së rolit të tij drejtues në dhomat e zhveshjes, zikaltërit kanë vendosur t’i japin Lautaros një promovim në rendin e duhur.

Brozovic ka luajtur më shumë ndeshje se Lautaro, por ai nuk ka qenë aq mbreslënës se argjentinasi kur bëhet fjalë për punën dhe udhëheqjen e tij pas Kupes së Botës. Për Lautaron ka pasur gjithmonë interes nga klubet e mëdha evropiane, por ai ka vendosur t’i përkushtohet vetëm Interit dhe kjo është diçka që drejtuesit e klubit e kanë vlerësuar dhe sot e cilësojnë si një lider.

“El Toro” ka shënuar 8 gola që nga hyrja e vitit 2023 dhe performanca e tij është e jashtëzakonshme. Klubi tashmë po mendon ta blindojë atë dhe ta largojë nga merkatoja. Lautaro është shndërruar tashmë në një idhull për tifozerinë zikaltër./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!