Bill Gates intervistohet nga një chatbot

schedule15:26 - 19 Shkurt, 2023

schedule 15:26 - 19 Shkurt, 2023

Bashkëthemelusesi i Microsoft, Bill Gates intervistohet nga një chatbot i inteligjences artificiale.

Ai iu përgjigj pyetjeve të bëra nga një chatbot së bashku me kryeministrin britanik Rishi Sunak rreth teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit. Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë zbuloi se kur kompania e tij u themelua, ai punoi “shumë fort” dhe “nuk pushonte fundjavave”.

“Punoja shumë. Nuk kishte pushime gjatë fundjavave. Kishte shumë njerëz që ndoshta mund të më kishin ndihmuar, por në fund nuk gjeta asnjë, sepse unë kisha një mënyrë të caktuar si të punoja në atë kohë”, pranoi Gates.

Chatbot për Gates: Çfarë do t’i thoshit një versioni më të ri të vetes tuaj?

Më pas Bill Gates u pyet nga chatbot se çfarë do të ndryshonte në punën e tij nëse do të mund të kthehej pas në kohë, si dhe çfarë do t’i thoshte një versioni më të ri të vetes së tij, kur ishte gjatë fillimit të karrieres së tij.

Filantropisti miliarder u përgjigj se zakonet e tij të punës ishin “ok” për Microsoft-in e ri, por gjatë rritjes së kompanisë, ai e kuptoi se po i bënte shumë presion vetes, ndërsa ai u përpoq t’ua përcjellte këtë tension njerëzve të tjerë.

Kur u pyet për këshillat më të rëndësishme që ka marrë në jetën e tij, Bill Gates iu referua investitorit miliarder, Warren Buffett. Ai vetë i kishte dhënë këshilla se “sa të forta janë disa miqësi”.

Gates iu referua gjithashtu këshillës së fizikanit amerikan Richard Feynman, “ai gjithmonë thoshte se është mirë të tregosh dobësinë tënde, sepse nëse e lë veten të pretendosh se di gjithçka, atëherë nuk mund të mësosh gjëra të reja dhe mendimi kritik bëhet “dembel”, pasqyrë e mirë e gjërave është të pranosh që nuk di. Kështu që shprehja duhet të kuptosh vërtet se çfarë po ndodh ishte jashtëzakonisht e dobishme për mua”, theksoi ai.

Kjo intervistë është publikuar në kanalin 10 Downing Street të qeverisë britanike në YouTube. Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse aplikacioni i AI 1ë e intervistoi ishte OpenAI apo ChatGPT i Microsoft.

Së fundi, Gates përmendi në intervistë se ai ka përdorur inteligjencën artificiale për të shkruar poezi dhe këngë, si dhe për të krijuar imazhe. /abcnews.al