Shqiptimi ose shkrimi i emrit të tij është po aq i vështirë sa ta ndalosh atë në fushë. Ai duket si një vetëtimë e jashtëzakonshme dhe në sezonin e tij të parë te Napoli po e bën të qartë se ka ardhur për të qenë protagonist i madh në futbollin evropian. Ai është Khvicha Kvaratskhelia dhe ka shënuar sërish.
Napoli fitoi me rezultatin 0-2 në vizitën e tyre te Sassuolo dhe golin e parë e shënoi Kvaratskhelia pas një goli të quajtur “solo”. Ai mori topin në qendër të fushës dhe shkoi deri te porta kundërshtare pa u ndalur dot nga lojtarët rivalë, deri sa arriti të shënonte me një goditje të bukur.
Me këtë gol, gjeorgjiani tashmë ka dhjetë të tilla këtë sezon dhe së bashku me Osimhen përbën një nga çiftet e sulmit më të mira në futbollin evropian./ h.ll/abcnews.al
Enjoy Khvicha Kvaratskhelia’s impressive solo goal yesterday, ?? ???? ? pic.twitter.com/nFjHKNQ2Ng
— Lega Serie A (@SerieA_EN) February 18, 2023