Iran – Britani, vijojnë përplasjet për naftëmbajtesen në ngushticën e Hormuzit

schedule14:50 - 22 Korrik, 2019

schedule 14:50 - 22 Korrik, 2019

Ajo mes Iranit dhe Mbretërisë së Bashkuar tashmë cilësohet si një luftë naftëmbajtësesh, ndërkohë që vendngjarja është ngushtica e Hormuzit. Teherani premton se nuk do të dorëzohet para asnjë armiku, qoftë ai presidenti amerikan Tramp apo Mbretëresha Elizabetë.

Vijon përshkallëzimi i tensioneve në atë që tashmë cilësohet si lufta e naftëmbajtësve mes Iranit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Londra kritikoi sekuestrimin e “Stena Impero”, naftëmbajtësen me flamur britanik, një operacion i vërtetë sekuestrimi në ngushticën e Hormuz, me motoskafë që rrethuan anijen dhe njerëz me maska që hidheshin nga helikopteri.

Teherani nga ana e tij akuzon naftëmbajtësen se ka shkelur normat e lundrimit duke dëmtuar një peshkarexhë, duke theksuar se nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë armikut, qoftë ai Tramp apo Mbretëresha Elizabetë.

Pasi miratoi një operacion ushtarak si reagim ndaj rrëzimit të një droni amerikan, 20 qershorin e kaluar Tramp ndryshoi ide në momentin e fundit duke anuluar një bombardim që do të kishte krijuar një situatë kritike në Gjirin Persik.

Irani u përgjigj se nuk dëshiron luftë, por në të njëjtën kohë nuk ka frikë nga askush duke e konsideruar sekuestrimin e naftëmbajtëses si masë reciprociteti ndaj anijes iraniane të bllokuar në Gjibraltar në fillim të muajit.

Arabia Saudite ndërkohë, do të presë ushtarë amerikanë në territorin e saj për garantimin e sigurisë në rajon. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!