Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Barcelonës që të mbajë në burg ish-lojtarin e Barcelonës, Dani Alves, duke vënë në dukje indikacionet e shumta që sipas mendimit të tij e inkrimojnë, përfhsirë edhe provat e ADN-së, ndërsa mbrojtja e futbollistit ka vënë sërish në dyshim versionin e viktimës.
Në seksionin e tretë të Gjykatës së Barcelonës, këtë të enjte është zhvilluar seanca për apelimin që avokatët e Alves kanaë bërë për përdhunimin e një të reje natën e 30 dhjetorit në banjon e klubit të natës në Barcelonë.
Siç kanë shpjeguar burimet ligjore, në seancën e cila u mbajt me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimës, mbrojtja e Dani Alves iu referua apelit që ai bëri për të kërkuar lirimin e tij dhe pasi këmbënguli se futbollisti i ka rrënjët në Spanjë, për të garantojnë se nuk do të ikë nga aty. Versioni i viktimës është vënë edhe një herë në dyshim, ndër të tjera për shkak se ajo nuk paraqet shenja përdhunimi./ h.ll/abcnews.al