Një burrë ka tentuar të arratiset nga burgu duke u maskuar si dele.
José Luis Callisaya Diaz arriti përkohësisht të dilte nga burgu Chonchocoro në Bolivi, ku po vuante dënimin për vrasje.
Ai u maskua me lëkurën e një deleje në një përpjekje për t’u “përzier” me tufën, ndërsa zvarritej nëpër fushat aty pranë.
I burgosuri mundi të arratisej dhe kishet dalë në arë më 4 shkurt.
Por, pavarësisht përpjekjes për t’u përzier si një kafshë ferme, Diaz u detyrua të kthehej në qeli pasi autoritetet e kapën në flagrancë.
Në një grup të çuditshëm fotografish, José Luis mund të shihet me të katër këmbët i veshur me xhinse dhe një gëzof deleje, dhe u kap duke ecur nëpër bar, duke imituar një dele.
Që nga largimi nga burgu, autoritetet kanë urdhëruar masa ligjore dhe disiplinore ndaj të burgosurit.
Drejtori i regjimit të vuajtjes së dënimit, Juan Carlos Limpias tha: Oficerët e policisë së sigurisë së burgut nga Qendra Penitenciare San Pedro de Chonchocoro penguan arratisjen e të burgosurit José Luis Callisaya Diaz (alias El Araña), i cili përfitoi nga moti i keq në përpjekje për të arratisje përmes njërit prej mureve të perimetrit të jashtëm të burgut.
Burgu Chonchocoro, i njohur gjithashtu si burgu i San Pedro ose El penal de San Pedro, është burgu më i madh në La Paz, Bolivi. /abcnews.al