Ndotet lumi Drin, ekspertët: Të ndërhyhet

schedule16:11 - 14 Shkurt, 2023

schedule 16:11 - 14 Shkurt, 2023

Lumi Drin në Lezhë ka humbur funksionet e tij natyrore duke u bërë rrezik për përmbytje, por ndërkohë është edhe shumë i ndotur.

Situata është krijuar pas devijimit total të rrjedhës natyrore të lumit drejt Bunës në Shkodër, duke lënë si rrjedhë të Drinit në Lezhë vetëm shkarkimet e përrenjve që sjellin argjile që bllokojnë shtratin e lumit. Në të derdhen edhe ujërat e zeza.

Eksperët e mjedisit, Jak Gjini dhe Zef Imeraj tregojnë shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje lumin.

“Duke qenë se në investimet e bera  në kaskadën e drinit ndryshoi edhe mënyra e anës negative që ka drini. Përmbytjet e drinit nuk janë më në tërësi.

E gjithë sipërfaqja  e basenit të lezhës është e agresuar nga përdorimi I imputeve bujqësore ose plehrat kimikë.

Drini ka humbur aftësinë ujëheqëse për ta cuar në detin adriatik. Argjilat dhe llumrart e bllokuan pothuajse shtratin . Vit pas viti nga mungesa e rishikimit të argjinaturave gjithë sipërfaqja e zadrimës herë pas here përmbytet, për arsye sepse nuk kishin kapacitet ujëdheësh.”

Sipas ekspertëve situata mund të përmirësohet nëse bëhen ndërhyrje.

 “Ndërhyhet në rivitalizimin e kanalit të drinit në ndalimin e plotë të hedhjes së ujërave të zeza dhe hedhjes së mbetjeve të ndryshme nga kiompanitë që dëmtojnë.”

Lumi Drin i Lezhës është një kërcënim i vazhdueshëm për ndotje dhe nuk po kryen siç duhet edhe anën e kullimit. Për këtë arsye nuk mungojnë aromat e forta në qytet dhe problematika që i krijon lagunave Kune – Vain për tjetërsimin e habitateve./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!