Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Triumf francez në malet e Pirenejve

schedule13:40 - 21 Korrik, 2019

schedule 13:40 - 21 Korrik, 2019

Dy francezë ishin fitimtarët në etapën e 14-të të Turit të Francës. Pino fitoi në maloren e famshme në Turmajé, ndërsa Alafilip mbajti Fanelën e Verdhë.

Nëse mund të quhej dita e së vërtetëse dha një përgjigje.

Dy çiklistë vendas ishin më të mirët në etapën e 14-të të Turit të Francës në malet e Pirenejve, pikërisht Tibo Pino dhe Zhylian Alafilip.

I pari ishte fituesi i etapës, me mbërritjen në majën legjendare të Turmajesë, në lartësinë 2 115 metra mbi nivelin e detit.

I gjithë itinerari prej 117.5 km ishte malor, me ngjitje të forta, por Turmaje ishte çmimi më i lartë, jo vetëm sepse ishte caku, por edhe sepse është ngjitja më e famshme e Turit, qafa më e lartë malore në Pirenej, ku vitet e kaluar kanë luftuar yje si Oktav Lapize, Fausto Kopi, Xhino Bartoli, Zhak Ankëtil, Edi Merks, Bernar Hino apo Migel Indurain.

Pino ishte autori i shkëputjes pikërisht në maloren e fundit, i ndjekur nga disa prej pretendentëve kryesorë për fitoren e garës.

Dalë nga dalë rivalët nisën të mbeten prapa, Romen Barde, Sajmon Jejts, pastaj Kintana, Uran, madje edhe numri 2 i Turit, Xhereint Tomas, fituesi i vjetshëm.

Pino kaloi finishin vetëm 6 sekonda përpara Alafilipit, që mbajti Fanelën e Verdhë për të 10-ën ditë radhazi.

Ai tashmë është 2’02” përpara britanikut Tomas, ndërsa Pino është afruar në vend të 6-të me pak më shumë se 3 minuta vonesë.

Turi do të vazhdojë i ashpër deri në fund, por Zhylian Alafilip duket favoriti që nuk do të ndalet.

Pas fitores në kronometër, e tregoi veten edhe në maloret e Pirenejve. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!