Është arrestuar 17-vjeçari që plagosi me armë zjarri 15-vjeçarin në Kurbin.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi gjatë mesditës së sotme, jashtë rrethimit të një gjimnazi, pas një konflikti për motive të dobëta.
Autori tentoi të fshihej në një banesë të braktisur, por që arratia nuk i zgjati gjatë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.
Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al