I ftuar në studion e ABC News, Edvin Kulluri në përfundim të protestës së opozitës është shprehur se kësaj opozite i mungon integriteti.
Sipas Kullurit, Berisha sot ka prekur pikën më të ulët që kur është rikthyer në PD.
Ai shton se PD me këtë lidership, është e vdekur elektoralisht për të fituar zgjedhjet.
“Problemi nuk është te personat që janë në shesh. Opozitës i mungon integriteti.
Bashën nga subjekt hetimi brenda në PD, i kthyen në viktimë të Edi Ramës. Ky është teatri i 8 shtatorit.
Kjo protestë është zhgënjimi ndaj 8 janarit, 6 marsit dhe sot pika me ulët e Berishës që kur është rikthyer në PD.
Kjo parti me këtë lidership, është e vdekur elektoralisht për të fituar zgjedhjet,” tha Kulluri.r.t/abcnews.al