Ndërtesa e qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë

schedule21:17 - 8 Shkurt, 2023

schedule 21:17 - 8 Shkurt, 2023

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore.

“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në më shumë se 11 mijë, pas tërmetit i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në Turqi./Kosova Press/