“Fund pandëshkueshmërisë’, ambasadori britanik: Sanksionet ndaj të korruptuarëve nuk do të ndalen

schedule16:11 - 8 Shkurt, 2023

schedule 16:11 - 8 Shkurt, 2023

Tre muaj nga zgjedhjet vendore, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith, apelon që kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit të jenë larg krimit dhe korrupsionit. Nga Elbasanit, Smith kërkoi gjithashtu që të mos ketë keqpërdorim të burimeve shtetëore dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Ambasadori britanik përsëriti edhe një herë qëndrimin se qeveria e Britanisë do të marrë masa ndaj personave që kanë lidhje me korrupsionin dhe kriminalitetin.

“Kemi bërë të qartë në korrik që do të marrim masa ndaj personave që kanë lidhje me korrupsionin dhe kriminalitetit. Këto masa ishin të parat e një sërë masash që do të marrim.

Jemi siguruar që të kemi një qëndrim qëndrim të ekuilibruar të të gjithë personave në spektrin politik, të biznesit e kështu me radhë. Do të sigurohemi që të kemi një qasje të balancuar përsa i përket edhe sanksioneve e ardhshme që do të ndërmarrim gjatë vitit.

Këto vendime janë marrë edhe për të ndihmuar institucionet e drejtësisë, duke përmirësuar llogaridhënien dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë.” -u shpreh ambasadori britanik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!