5 lojtarë të rugby dënohen me burgim të përjetshëm, njërit prej tyre i bie të fikët kur mëson dënimin

schedule15:53 - 7 Shkurt, 2023

schedule 15:53 - 7 Shkurt, 2023

Gjykata Penale e Dolores dënoi lojtarët e rugby Maximo Thomsen, Enzo Comelli, Matias Benicelli, Ayrton Violaz, Blas Cinalli, Luciano, Lucas dhe Ciro Pertossi si fajtorë për vrasjen e Fernando Sosa më 18 janar 2020 përballë klubit të natës “Le Brique” në Villa Gesell, Argjentinë.

Pesë nga të pandehurit morën burgim të përjetshëm për krimin e vrasjes së djaloshit atë natë. Tre të pandehurit e tjerë morën nga 15 vite dënim si pjesëmarrës dytësor në krim. Më në fund ky proces gjyqësor ka marrë fund pas 13 seancash, 3 vjet e 17 ditë pas vrasjes.

Gjyqi përfundimtar është dashur të ndërpritet për disa minuta pasi në momentin ku njëri prej të pandehurve dëgjon vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm, bie pa ndjenja në sallë.

Pesë lojtarët e rugby të cilët morën dënimin me burgim të përjetshëm, rrahën brutalisht të riun me grushte e shkelma në dalje të lokalit pranë bregdetit.

Viktima ishte një djalë shëmbullor i zonës dhe vdekja e tij krijoi trazira të mëdha pasi u realizuan edhe protesta të mëdha./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!