Pavarësisht sa herë e keni dëgjuar, pavarësisht se çfarë keni lexuar dhe dini, e keni të vështirë të merrni një vendim dhe të lini duhanin. Megjithatë, për t’ju dhënë një nxitje më shumë, shkencëtarët kanë zbuluar se duhanpirësit që e lënë duhanin, veçanërisht në moshë të re, kanë shkallë shumë më të ulët të vdekshmërisë sesa ata që vazhdojnë.
Në mënyrë të veçantë, sipas një studimi të ri shkencor mbi ndërprerjen e duhanit, duhanpirësit që e lënë duhanin para moshës 35 vjeçare kanë nivele të ngjashme vdekshmërie gjatë një periudhe të caktuar kohore si ata që nuk kanë pirë kurrë duhan fare, shkruan abcnews.al.
I njëjti hulumtim zbuloi gjithashtu se ata që e kishin lënë duhanin në moshat e mëvonshme kishin ende përfitime të konsiderueshme, por shkalla e vdekjeve tejkalonte ata që e lanë para moshës 35 vjeç. Për shembull, ish-duhanpirësit që e lanë duhani midis moshës 35 dhe 44 vjeç kishin një shkallë më të lartë të vdekjes 21% nga çdo shkak, krahasuar me ata që nuk pinë kurrë duhan. Ata që e lanë duhanin midis moshës 45 dhe 54 vjeç kishin një shkallë vdekshmërie 47% më të lartë se jo duhanpirësit.
Arsyet shkencore për të lënë duhanin
Ky është studimi i tretë i madh që sugjeron se mosha 35 mund të jetë mosha ideale për të lënë duhanin, veçanërisht për duhanpirësit e rinj.
“Ka kohë që diheMegjithatë, tani mund të jemi më specifik për moshën në të cilën duhet të ndalohet pirja e duhanit”.t se sa më herët ta lë duhanin, aq më mire”, theksojnë shkencëtarët, “
Studimi i ri përfshiu të dhëna nga anketa nga më shumë se 550,000 të rritur, të moshës 25 deri në 84 vjeç , të cilët iu përgjigjën pyetësorëve përkatës midis janarit 1997 dhe dhjetorit 2018. Ata përfshinin duhanpirësit aktualë, ish-duhanpirësit dhe njerëzit që kishin pirë më pak se 100 cigare gjatë jetës së tyre.
Gati 75,000 nga subjektet e studimit kishin vdekur deri në fund të 2019. Krahasuar me ata që nuk pinë kurrë duhan, duhanpirësit aktualë kishin një shkallë dukshëm më të lartë të vdekjeve nga të gjitha shkaqet, në përgjithësi, si dhe norma më të larta të vdekjeve nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.
“Këto rezultate na kujtojnë se reduktimi i intensitetit të pirjes së duhanit duhet të jetë një nga synimet për programet e kontrollit”, theksojnë studiuesit./abcnews.al