Nuk deklaruan frangat dhe paundët që kishin me vete, procedohen 2 shtetas në Rinas

schedule16:38 - 6 Shkurt, 2023

schedule 16:38 - 6 Shkurt, 2023

Policia kufitare e Rinasit ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave që kishin me vete.

Shtetasi 33 vjeçar kishte fshehur 21 790 paund në trup me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Ndërsa shtetasit 47 vjeç me shtetësi malazeze, gjatë kontrrollit policori janë gjetur në çantë 10 000 franga dhe 800 euro.

Të dy shtetasit janë proceduar penalisht ndërsa lekët janë sekuestruar.

Njoftim policie

Rinas/Kontrolle të shtuara për goditjen e krimeve ndërkufitare, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”.

Plani operacional, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, FRONTEX-in dhe me përfaqësuesit e programit “EU4FOCAL”.

Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.

Sekustrohen 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”, pjesë e të cilët janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, FRONTEX dhe programi “EU4FOCAL”, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë shtuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.

Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!