Tifozët e Interit e quajnë karma, Calhanoglu e quan karma. Tifozeria ultras e Milanit, “Curva Sud”, edhe këtë herë nuk ka kursyer koret dhe thirrjet ofenduese ndaj ish-lojtarit të tyre, Hakan Calhanoglu.
Në momentin ku mesfushori turk u afrua pranë këndit për të ekzekutuar goditjen të cilën Lautaro e ktheu në gol, tifozët kuqezinjë filluan të ofendonin rëndë ish-lojtarin e tyre. Calhanoglu dërgoi topin drejt zonës dhe Lautaro e dërgoi në rrjetë duke shpërthyer festa.
Para se të shkonte të festonte me shokët e ekipit, numri 20 zikaltër u ndal, iu drejtua ish-fansave të tij dhe u mbylli gojën duke vënë gishtin tregues përpara buzëve të tij.
Që nga momenti që Calhanoglu kaloi nga Milani tek Interi, nuk është pritur mirë nga tifozët kuqezi të cilët e kanë ofenduar në çdo përballje mes tyre. Pas fitores së derbit në finalen e Superkupës së Italisë, Calhanoglu foli për këtë gjë: “Hakmarrja ime? Preferoj të mos flas, por për mua ishte e vështirë të shihja dhe dëgjoja gjëra që nuk i prisja, por karma i kthen të gjitha”./ h.ll/abcnews.al
VIDEO DEFINITIVO
“CALHANOGLU FIGLIO DI…”
ZITTITA IN FACCIA LA CURVA PIÙ SCEMA D’ITALIA pic.twitter.com/00KoQyB6F8
— BRUCE (@_E_C_U_R_B) February 6, 2023