Dani Alves humbet sponsorët ndërsa është ende i burgosur në Barcelonë

schedule18:31 - 4 Shkurt, 2023

schedule 18:31 - 4 Shkurt, 2023

Të qenit futbollisti me më shumë tituj të fituar (44) në historinë e futbollit i dha Dani Alves sponsorë të shumtë gjatë gjithë karrierës së tij. Por që kur ai u burgos në Barcelonë me akuzën e sulmit seksual, po i largohen.

Dani Alves humbi katër sponsorë dhe kështu mbeti pa burimet kryesore të të ardhurave.

Kompania Puma i ndërpreu kontratën menjëherë pasi u zbulua arrestimi i tij.

1xPartners një kompani bastesh sportive për të cilën Alves kishte qenë ambasador i markës që nga nëntori, ra dakord të pezullonte kontratën në pritje të gjyqit.

Sidoqoftë, tani për tani, Dani Alves vazhdon në burgun e Brians 2 , i vendosur në Sant Esteve Sesrovires. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!