Qendrat shëndetësore me psikolog, Xhika: Problemet kryesore ankthi dhe stresi

schedule20:31 - 2 Shkurt, 2023

schedule 20:31 - 2 Shkurt, 2023

Shërbimi i psikologut ofrohet për herë të parë në qendrat shëndetësore të vendit. Këshillimi psikologjik jepet në 50 poliklinika për të gjitha grupmoshat, nga fëmijët deri tek të moshuarit.

“Rastet e para kanë filluar ta marrin shërbimin. Procesi i referimit vjen nga mjeku i familjes. Pasi bën vlerësimin e kushteve të pacientiti dhe mendon se është i nevojshëm e referon te psikologu”, u shpreh psikologia.

Psikologia Majlinda Xhika, pranë qëndrës shëndetësore nr 8 në Tiranë thotë se problemet kryesore që evidentohen janë ankthi dhe stresi, ndërsa tek fëmijët frika.

“Rezultatet e OBSH kanë treguar se ka një rritje të problemeve të shëndetit mendor në popullatë. problemet kryesore që paraqesin janë gjendjet e ankthit dhe luhatja e humorit. Nuk përjshtohet dhe rastet e stresit në punë. Te fëmijët frikërat dhe fobi të ndryshme që mund të jenë krijuar si rezultat edhe i ekraneve”, tha më thej Xhika.

Psikologia thotë se vitet e fundit ka një ndërgjegjësim të qytetarëve që kërkojnë ndihmën e specialistit, megjithatë mbetet shqetësim përdorimi i medikamenteve pa rekomandim.

“Pasi bëhet vlerësimi i parë nga psikologu dhe vihet re se gjendja në ansnjë rast nuk është e këshillueshme që individi të marrë pa rekomandim e mjekut psikiatër medikamente”, psikologia Xhika.

Psikologu në qendrat shëndetësore ka si qëllim sjelljen e këtij shërbimi më afër qytetarëve. Më parë ofrohej vetëm në shkolla dhe spitale./abcnews.al/