Beteja e humbur e Berishës në KQZ

schedule16:09 - 1 Shkurt, 2023

schedule 16:09 - 1 Shkurt, 2023

Beteja për Partinë, mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt është zhvendosur, prej javës që kaloi, në KQZ, ndërsa të dy grupet duan të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së.

Berisha me pretendimin e tij se KQZ duhet ta njoh atë dhe jo grupin tjetër, çoi në kuadër të përgatitjes për 14 majin, listën me anëtarë e KZAZ-ve. Të njëjtën gjë bëri dhe grupi Alibeaj, duke e vendosur KQZ përballë zgjidhjes mes dy listave.

Por ligji është qartë dhe ai nuk favorizon aspak Berishën dhe përball KQZ-së, beteja është e humbur.

“Nuk bëhet duke bërë presion”

Juristi Redi Ramaj, njohës i ligjit zgjedhor, thotë se KQZ nuk mund ta njoh grupin e Berishës dhe të vijojë procedurat me të, pasi nuk zotëron vulën. Këtë të drejtë ligjërisht e ka Grupi Alibeaj.

“Do të ishte e zgjidhur nëse Apeli do të ishte shprehur. Në regjistrin e partive politike në gjykatë figuron Basha kryetar.”

Grupi Berisha hoqi një paralele me precedentin Bindja Demokratike, që menjëherë pas regjistrimit në gjykatë, hyri në zgjedhjet e 2019. Duke e përmendur këtë, ky grupim i kërkon KQZ-së, të zbatoj ligjin njësoj.

Por ky argument bie, sipas juristit.

“Ajo parti u regjistrua. Ishte parti e re. Nuk kishte grupime”

Të gjitha rrethanat i japin Berishës vetëm një opsion, për të çuar kandidatët e tij të Primareve, në zgjedhjet e 14 majit. Vetëm se do të duhet të heq dorë nga logoja e PD-së, ashtu sic veproi në zgjedhjet e 6 Marsit të vitit të shkuar.

“Të futet me koalicion me një parti tjetër, me koalicion”

Deri sa Apeli të vendos kujt t’ia jap vulën, dy grupet demokrate, do të vijojën me pretendimet e tyre, ndërsa koha e votimeve vetëm po ngushtohet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!