Pse disa njerëz kanë më shumë ftohtë se të tjerët?

schedule15:39 - 1 Shkurt, 2023

schedule 15:39 - 1 Shkurt, 2023

Ti ke veshur dy pulovra dhe çorape të trasha dhe e dashura jote ka veshur triko dhe taka! Dhe ju pyesni veten, “pse kam ftohtë”? Vërtet, pse e perceptoni të ftohtin ndryshe nga ata që ju rrethojnë dhe pse disa njerëz ftohen më shumë se të tjerët? Jemi në zemër të dimrit dhe rrobat tona të trasha dhe të ngrohta janë thelbësore për t’u përballur me temperaturat e ftohta. Por me një vështrim përreth kuptoni se nuk jemi të gjithë të veshur njësoj trashë, as nuk jemi të ftohtë në të njëjtën shkallë. Në fund të fundit, pse nuk mund të dalësh pa shall dhe çorape të trasha, ndërsa rreth teje ka njerëz që e përballojnë të ftohtin, edhe pse kanë veshur vetëm një pulovër të hollë? Jeni thjesht duke ekzagjeruar apo përgjigja qëndron diku tjetër?

Pse dridhemi kur jemi të ftohtë?

Kur je i ftohtë, dridhesh. “Kjo dridhje e muskujve, siç quhet shkencërisht, është mënyra e trupit për të rritur temperaturën e trupit kur është ftohtë”, thotë Anastasia Moschovaki, patologe specialiste. Përveç dridhjeve, temperaturat e ftohta rrisin metabolizmin, rrjedhjen e gjakut dhe presionin në arterie, ndërsa enët e gjakut ngushtohen për të reduktuar humbjen e nxehtësisë nga trupi në mjedis.

Pse femrat ftohen më shumë se meshkujt?

Përqindja e indeve yndyrore dhe muskulore në trupin tonë ndikon në mënyrën se si ne i perceptojmë ndryshimet e temperaturës. Zakonisht femrat kanë përqindje më të ulëta të të dy llojeve të indeve, kështu që po, është organike që ne të ftohemi më shumë dhe të kemi këmbë të ngrira! Një arsye e dytë është se gratë zakonisht kanë një indeks të masës trupore (BMI) më të ulët se burrat. Nëse BMI juaj është nën 18.5, kjo do të thotë se nuk keni ind yndyror të mjaftueshëm për të “izoluar” trupin tuaj, por edhe se ndoshta nuk po hani mjaftueshëm! Në këtë rast, metabolizmi juaj ka vështirësi në prodhimin e nxehtësisë së mjaftueshme, kështu që ju ftoheni më shumë se të tjerët.

Një ide e mirë për t’u ngrohur

Supat, pijet e nxehta, ushqimet pikante dhe të yndyrshme janë një mënyrë për të rritur temperaturën e brendshme të trupit tuaj, pasi ato kanë një efekt termogjenik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!