Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën pas orës 17:00 të marten, ku një qen kishte sulmuar një fëmijë në kopshtin e pasmë të një prone në Broadlands në zonën Netherfield të qytetit Buckinghamshire.
Menjëherë më pas, u konfirmua se fëmijë kishte vdekur në vendngjarje. Asnjë arrestim nuk është bërë dhe qeni është vrarë në “mënyrë njerëzore”. Policia e ka cilësuar një “ngjarje tragjike”.
“Unë e kuptoj se sa ndikim do të ketë kjo në komunitet dhe në publikun e gjerë, dhe njerëzit mund të presin të shohin një prani të madhe policie në zonë këtë mbrëmje dhe më gjerë, ndërsa hetimi ynë vazhdon,” tha policia të martën.
“Unë do të doja të siguroja njerëzit se nuk ka asnjë arsye për të besuar se ka ndonjë rrezik për publikun e gjerë.
“Kushdo që ka shqetësime duhet të ndjehet i lirë t’u drejtohet oficerëve tanë dhe të bëjë pyetje, por unë u bëj thirrje njerëzve të mos spekulojnë rreth rrethanave, veçanërisht në platformat e mediave sociale.”
Sipas asaj që pretendojnë fqinjët, familja e ka blerë qenin rreth gjashtë javë më parë.
/abcnews.al