Joao Cancelo i Manchester City së shpejti do të prezantohet te Bayern Munich.
Gjigantët e Mynihut kanë arritur një marrëveshje për të huazuar mbrojtësin portugez deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje për rreth 70 milionë euro.
Sipas gazetarit të njohur Florian Plettenberg, Bayern beson se lojtari 28-vjeçar do të mund të startojë në ndeshjen e ardhshme kundër Mainz, që do të zhvillohet më 1 shkurt në Kupën e Gjermanisë.
Arsyeja e largimit të Joao Cancelo nga Manchester City konsiderohet një konflikt me trajnerin e “qytetarëve” Josep Guardiola. /G.D abcnews.al/