Të mërkurën në Gjenevë do të zhvillohet takimi i parë mes Shteteve të Bashkuara të AMerikës dhe Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje mbi ç’armatimin bërthamor. Kreu i shtëpisë së Bardhë Trump deklaroi se do të donte një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Moskën dhe Pekinin.
Takimi i parë për ç’armatimin bërthamor mes Moskës dhe Uashingtonit. Delegacioni amerikan dhe ai rus do të takohen të mërkurën në Gjenevë për të biseduar rreth një marrëveshjeje të re që kufizon armët bërthamore dhe që mund të përfshijë dhe Kinën. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters e cila citon drejtues të lartë amerikanë.
Presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës Donald Trump deklaroi se do të donte të shihte një lloj tjetër marrëveshjeje për kontrollin e armatimeve me Rusinë dhe Kinën për të mbuluar të gjitha llojet e armëve bërthamore. Një argument për të cilin ka biseduar personalisht me presidentin rus Vladimir Putin, dhe atë kinez Xi Jinping.
Delagacioni amerikan do të drejtohet nga zv/sekretari amerikan i shtetit Xhon Salivan dhe përfaqësues të Pentagonit ndërsa zv/ministri i jashtëm rus Sergei Riabkov do të drejtojë delegacionin rus./ABC News Albania 24/7