Ikona e WWE, Hulk Hogan, nuk i ndjen më këmbët e tij, sipas pohimit nga kolegu i tij Kurt Angle.
Fituesi i medaljes së artë olimpike 54-vjeçar Kurt Angle, ka zbuluar se Hogan i tha atij se nuk i ndjen më këmbët pas operacionit në shpinë. Duke folur në programin e tij “The Kurt Angle Show”, ai tha:
“Hogan iu nënshtrua përsëri operacionit në shpinën. Ai kishte prerë nervat e pjesës së poshtme të trupit. Këmbët pothuajse nuk i ndjen fare. Kështu ai përdor bastunin e tij për të ecur. Në fillim mendova se e përdorte sepse kishte dhimbje në shpinë. Por është e kundërta, ai nuk ndjen më asgjë fare.
Më vjen shumë keq për të. Ai vuri zemrën dhe shpirtin e tij në karrierë, dhe ajo e hëngri. Nuk mund ta imagjinoj dot një shfaqje të WWE pa Hulk Hogan. Ai është emri dhe imazhi i kompanisë. Ai është djali që revolucionarizoi mundjen profesioniste”, përfundoi Kurt Angle./ h.ll./abcnews.al