Dy burra të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish në një festë ditëlindjeje në Afrikën e Jugut duke vrarë tetë persona dhe plagosur tre të tjerë. Sipas policisë vendase, pronari i shtëpisë po festonte ditëlindjen kur dy persona hynë në oborr dhe filluan të qëllonin mysafirët.
Po vijojnë hetimet për rrethanat e të shtënave, ende nuk dihen shkaqet. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. “Viktimat u vranë nga kriminelët dhe ne nuk do të ndalemi derisa të zbulojmë se çfarë ndodhi dhe kush ishte përgjegjës për këto sulme gjakftohtë ndaj njerëzve të pafajshëm”, thanë autoritetet. /abcnews.al