E kanë prekur edhe çështjen e Kosovës në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidentët Emanuel Macron dhe Aleksandar Vuçiç, të cilët janë takuar të hënën në Beograd. Në fjalën e tij, Macron ka deklaruar se Franca dëshiron që të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit. “Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duam që kjo të përkthehet në fakte”, ka theksuar Makron.
Ai ka vlerësuar bisedën “e sinqertë” që ka zhvilluar me homologun Vuçiç lidhur me Kosovën dhe ka shtuar se për këtë çështje do të bisedojë edhe me Kryeministren e Serbisë, lidershipin e Kosovës dhe kancelaren gjermane Merkel. Nga ana e tij, Vuçiç është shprehur se, për Francën Kosova është e pavarur, por për Serbinë jo.
“E di se sa e vështirë është kjo për serbët, por duhet ta kuptojmë”, ka thënë Vuçiç. Sa i takon integrimit evropian të Serbisë, MaCron ka shtuar se më parë BE duhet të reformojë sistemin e saj dhe më pas të zgjerohet./ABC News Albania 24/7