Iran ekzekutoi mbi 50 persona gjatë muajit Janar

schedule22:17 - 27 Janar, 2023

schedule 22:17 - 27 Janar, 2023

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar deri më tani 55 persona në 26 ditët e para të vitit 2023. Ishte OJQ-ja norvegjeze Iran Human Rights (IHR) ajo që bëri me dije të dhënat duke shtuar se shtimi i numrit të të dënuarve me vdekje synon të përhapë terror në vend, ku kanë shpërthyer protestat.

Katër persona u ekzekutuan me akuza lidhur me protestat, ndërsa shumica e të varurve u ekzekutuan për vepra të lidhura me drogën, sipas të njëjtit burim. OJQ-ja nuk specifikoi pse u ekzekutuan 14 të burgosurit e tjerë të dënuar me vdekje. 107 të tjerë rrezikojnë të ekzekutohen si rezultat i protestave.

“Të paktën 107 persona rrezikohen të ekzekutohen si rezultat i protestave, pasi janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për krime që mbartin dënimin me vdekje. Çdo ekzekutim nga Republika Islamike është politik”, sepse qëllimi kryesor “është përhapja e frikës dhe terrorit në shoqëri.

Për të ndalur makinën vrasëse të shtetit, asnjë ekzekutim nuk duhet të tolerohet, politik apo ndryshe”, shtoi drejtori i IHR, Mahmood Amiry-Moghaddam. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!